U futën në sistemin e Policisë dhe morën të dhëna, Gjykata jep masat e sigurisë për efektivët e Korçës dhe Tiranës

97

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masat e sigurisë për policët e arrestuar dhe pezulluar dy ditë më parë, në kryeqytet dhe në Korçës, pasi janë futur në sistemin e Policisë për të marrë të dhëna të shtetasve të tjerë, di dhe dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën.

Në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi ” janë:

– Jashar Shehu
– Arjan Balla

Në masën e sigurisë “Arrest në burg ” është:

– Durim Murja

Në masën e sigurisë “Pezullim nga detyra” dhe “Detyrim paraqitje”, janë:

– Matilda Hamollari
– Petro Fraholli
– Klemend Pikuli
– Genci Hysi
– Çlirim Akrobati
– Kamber Kllogjeri

Në masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” është:

– Krenar Gjokutaj

Në njoftimin për ndalimin e efektivëve, SHÇBA bënte me dije se këta punonjës policie, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, në kohë dhe episode të ndryshme, në disa raste në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shfrytëzuar aksesin në sistemet dhe regjistrat e Policisë së Shtetit për sigurimin e të dhënave personale të shtetasve pa autorizim.

Gjithashtu, ata dyshohet se kanë lejuar dhe favorizuar persona të ndryshëm, në disa raste duke raportuar të dhëna të pavërteta, për mosndëshkimin e tyre me masat administrative përkatëse sipas  Kodit Rrugor dhe Aktit Normativ për masat anticovid.