Ekzekutimi i biznesmenit në Fier/ Shoqërohen 15 persona me precedent penal, kishin konfikte me viktimën

81

Detaje të reja kanë dalë në dritë, lidhur me atentatin e mbrëmjes së djeshme në qytetin e Fierit, ku si pasojë humbi jetën, 57-vjeçari biznesmeni Demir Backa.

Automjeti i autorëve i cili është gjetur nga policia dhe brenda kishte armët, është djegur plotësisht duke ja bërë të vështirë hetuesve gjetjen e ndonjë gjurme për identifikimin e autorëve.

 

Hetuesit kanë sekuestruar dhjetëra kamera sigurie të bizneseve në vendin e ngjarjes, por edhe përgjatë rrugës ku edhe u gjet i djegur automjeti.

Të paktën pesë persona mendohet se kanë marrë pjesë në këtë atetentat, ku tre persona medohet se kanë qenë në momentin që është kryer ekzekutimi, dhe dy persona të tjerë i kanë ndihmuar autorët për tu larguar më pas nga vendi i ngjarjes, pasi dogjën edhe autmojetin pasi vranë Backën.

Për ngjarjen deri më tani janë shoqëruar në komisariatin e Fierit të paktën 15 persona për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen. Mes të shoqëruarve janë edhe persona me precedent të theksuar penal në qytetin e Fierit që kanë pasur konflikte me viktimën.

Ngjarja që tronditi qytetin e Fierit ndodhi rreth orës 20:40 mbrëmjen e djeshme në vendin e njohur si rrotullimi i një qendre tregtare në Fier, kur 57-vjeçari Demir Backa sapo po hipte në automjetin e tij tip Audi.

Gëzhojat e kallashnikovit u shpërndanë kudo ndërsa Backa menjëherë u transportua për në spitalin e Fierit, por nuk mundi dot të mbijetonte.