Nata e karaokes në “BBV”, banorët këndojnë dhe argëtohen me njëri-tjetrin

62

Shtëpia e “Big Brother Vip” është kthyer këtë mbrëmje në një ambjent karaoke.

Kanë qenë vetë banorët atë që kanë dëshiruar krijimin e këtij evenimenti.
Ata do të këndojnë këngët që publiku ka përzgjedhur më herët në faqen zyrtare të “Big Brother Vip” në “Instagram”.
Atmosfera duket se do të “ndizet” këtë mbrëmje brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.