Horoskopi për datën 25 tetor nga Russell Grant

167

Dashi

Jeta juaj është shumë larg nga e mërzitshmja. Keni kaq shumë gjëra për të menduar dhe aq shumë për të bërë, sa sfida juaj është t’i përshtateni të gjithave. Kapaciteti juaj për sukses vjen përmes aftësive tuaja në balancimin e jetës private dhe publike. Do të gjeni arritje përmes ndërthurjes së punës së palodhur dhe periudhave të reflektimit.

Demi

Ju e vlerësoni praktikën në jetë dhe kjo do të thotë që shpejt mund të gjeni mënyra për të përdorur mirë burimet tuaja dhe për të arritur një marrëveshje të mirë nga transaksionet financiare. Vetëm sigurohuni që të kaloni ca kohë larg shqetësimeve serioze dhe jepini veten një pushim.

Binjakët

Mbështetja nga familja juaj do t’ju ndihmojë të vini në veprim një ëndërr. Një i afërm bujar do të jetë veçanërisht i dobishëm në sigurimin e mbështetjes financiare. Komunikimi me të tjerët në rrethin tuaj të ngushtë do të jetë interesant, informues dhe frymëzues. Dikush që ka ndjerë dëshpërim do të tregojë entuziazëm, kjo gjë do të jetë një lehtësim për ju.

Gaforrja

Një mik do të dëshirojë t’ju përfshijë në një projekt të ri. Ju admironi shpirtin e tij krijues edhe nëse ndonjëherë shijet e tij mund të duken të çuditshme. Dilema juaj më e madhe do të jetë të vendosni se çfarë do të bëni nëse filloni një ndërmarrje të përbashkët. A është kjo ajo që doni me të vërtetë.

Luani

Ju dëshironi të qëndroni me të afërmit që nuk i keni parë për një kohë të gjatë. Do të jetë një surprizë e këndshme të dëgjoni se ata, po planifikojnë t’ju vizitojë. Tregoni ndjenjat tuaja të vërteta. Ju dëshironi t`i falënderoni të dashurit tuaj që kanë qenë kaq mbështetës gjatë kohëve të fundit.

Virgjëresha

Marrja nën kontroll e jetës suaj do t’ju bëjë të ndiheni më mirë për të ardhmen. Ju nuk mund të vazhdoni t`i injoroni nevojat tuaja. Pranoni shansin për t’iu nënshtruar një programi rehabilitimi ose për të filluar një regjim fitnesi që ndihmon shëndetin. Dikush që ka qenë shumë i zënë për t`u takuar me ju kohët e fundit, do të dëshirojë ta kompensojë këtë kohë tani.

Peshorja

Një aktivitet në grup nuk ka ecur aq mirë sa e kishit menduar. Dikush që ka qenë në krye ka dhënë shumë nga mënyrat e tij të bërjes së gjërave, por kjo gjë nuk ka ndikuar për mirë në gjithë pjesën tjetër që ka qenë e përfshirë. Po bëhet e qartë se kjo situatë nuk mund të vazhdojë. Njerëzit admirojnë ndershmërinë dhe drejtësinë tuaj, prandaj mos u habitni nëse promovoheni në një pozicion të lartë.

Akrepi

Dikush për të cilin keni interes ia vlen ta njihni. Ai do të sjellë edhe mundësinë që ju të zgjeroni rrethin tuaj shoqëror. Do të ketë pak trishtim kur një mik të largohet, pasi keni punuar së bashku për disa kohë. Kjo gjë do të lërë një zbrazëti në jetën tuaj që së shpejti do të mbushet nga miqësi të reja.

Shigjetari

Ka shumë gjëra që po ndodhin në familje dhe kjo po ju shkakton shumë konfuzion. Nuk do të ndiheni të kënaqur derisa të vendosni një rend të ri brenda katër mureve tuaja. Një telefonatë e rëndësishme do të japë një lajm shumë emocionues.

Bricjapi

Edhe kur keni marrëdhënie me njerëz të bezdisshëm duhet të jeni të durueshëm, të qetë dhe me takt. Kjo do ta bëjë jetën më të lehtë për të tjerët që nuk janë aq të durueshëm. Gjithashtu do të ndihmojë në zgjidhjen e një keqkuptimi midis të afërmve të ngushtë. Do t’ju besohen sekretet e dikujt dhe ata do të ndihen të sigurtë në duart tuaja.

Ujori

Një ngjarje shoqërore nuk do të shkojë siç është planifikuar për shkak të masave të reja të sigurisë që duhet të vendosen. Kjo gjë do të jetë zhgënjyese dhe nuk jeni të sigurt nëse doni të vazhdoni më me këto gjëra. Të paktën do të gjeni kohën që ju duhet për të zgjidhur një marrëdhënie që ka dalë pak jashtë kontrollit.

Peshqit

Dallimet midis jush dhe një miku të ngushtë po shkaktojnë tension. Ju keni qenë gjithmonë të ndjeshëm ndaj atmosferës dhe kjo ju bën të ndiheni jo rehat dhe të pasigurt. Nëse doni që kjo marrëdhënie të vazhdojë, duhet që t`i zgjidhni të gjitha problemet që keni.