Kendall Jenner është aq private, saqë puthja që i dha të dashurit në publik u bë *lajm*

59

Kendall Jenner dhe i dashuri Devin Booker ndanë një moment të rrallë, duke u puthur pas ndeshjes së basketbollit të Booker më 22 tetor. (Booker luan për Phoenix Suns dhe ekipi i tij mundi Los Angeles Lakers 115-110.)

Elle thotë se “kjo është puthja e parë që Kendall i jep partnerit në publik”.

Kendall Jenner është aq private, saqë puthja që i dha

Kendall Jenner konfirmoi lidhjen e saj me Devin Booker në qershor.

“Ai është i dashuri im,” i tha Jenner Andy Cohen për Booker gjatë ribashkimit special të Keeping Up with the Kardashians.

Më pas shpjegoi pse ka zgjedhur ta mbajë lidhjen e saj kryesisht private.

“Asnjë ofendim për motrat e mia më të mëdha, por unë mendoj se Kylie dhe unë posaçërisht kemi pasur rastin të shikojmë motrat tona të kalojnë nëpër martesa dhe marrëdhënie dhe ndarje dhe t’i bëjnë ato mjaft publikisht”, u shpreh ajo, duke shtuar se “gjithmonë ka funksionuar më mirë” që ajo t’u mbajë marrëdhëniet e saj jashtë kamerave.

Jenner vazhdoi:

“Ishte preferenca [ime] personale që në moshë shumë të re. Unë mendoj se kjo e bën jetën time shumë më të lehtë dhe marrëdhënien tonë shumë më të mirë.”

Në ribashkim, ajo trajtoi gjithashtu keqkuptimin se ajo del vetëm me basketbollistë.

“Jo, në fakt nuk shoqërohem vetëm me basketbollistë, nëse dikush ka bërë ndonjëherë kërkime për këtë, por jam fanse e basketbollit”.