Shtatë trupa të pajetë të burgosurve janë gjetur në një burg të Ekuadorit, një muaj pas masakrës së rëndë që u shënua në një burg të Amerikës Latine, ku fatkeqësisht ndërruan jetë 119 të vdekur.
Shtatë trupat u gjetën brenda burgut Litoral në Guayaquil, kryeqyteti i provincës jugperëndimore ekuadoriane të Guayaquil.
Në fund të shtatorit, 119 persona u vranë në përleshjet mes bandave rivale të lidhura me trafikun e drogës dhe karteleve meksikane.
“Trupat e të arrestuarve, të cilët u gjetën të vdekur dje, u gjetën në një vend që përdoret për vizita bashkëshortore”, shkruan shërbimi i vuajtjes së dënimit të vendit (SNAI) në një postim në Twitter, pa dhënë detaje të tjera.