NASA: Gati misioni ”Artemis 1” pa ekuipazh drejt Hënës

68

Misioni pa pilot i NASA-s ”Artemis 1” në Hënë është në rrugën e duhur për nisjen në shkurt, deklaroi agjencia amerikane e hapësirës.

Anija kozmike ”Orion” u sigurua këtë javë në majë të raketës së fuqishme ”Space Launch System” në Qendrën Hapësinore Kennedy të NASA-s në Florida, që do të thotë se ”misioni po hynte në fazën përfundimtare të përgatitjeve”.

 

Për fluturimin e tij vitin e ardhshëm, ”Orion” do të rrethojë Hënën pa astronautë në bord.

Do të jetë një test kritik i programit ”Artemis”, i cili synon të zbarkojë astronautët në Hënë deri në vitin 2024 dhe të krijojë një prani të qëndrueshme njerëzore deri në vitin 2028, pjesë e përpjekjeve ambicioze të qeverisë amerikane për t’i çuar njerëzit në Mars në vitet 2030.