Afganistan/ Humbën nënën dhe babanë, tetë fëmijët jetimë në Kabul vdesin urie

60

Një tragjedi ka ndodhur në një famije në Kabul. 8 fëmijë jetimë kanë vdekur nga uria në fshatin Etifaq.

Fëmijët, të cilët nuk kishin një kujdestar jetonin në mëshirë të fatit pas vdekjes së prindërve. Ishte një dijetar fetar në një xhami që i varrosi dhe tha se fëmijët e siguronin ushqimin me çfarë iu jepnin fqinjët. “Të tetë fëmijët ishte e qartë se ata kishin nga uria. Fëmijët ishin aq të uritur sa nuk mund t’i shtrinin as këmbët”, tha dijetari.

 

Sipas dijetarit Mohammad Ali Bamiyanit, motrat dhe vëllezërit sapo kishin humbur prindërit. Sipas tij, babai i këtyre fëmijëve ishte i paralizuar dhe me një tumor në kokë. Ai nuk kishte arritur të shërohej për shkak të varfërisë. Prandaj, vdiq muajt e fundit.

Edhe nëna e fëmijëve kishte vuajtur nga sëmundjet e zemrës pas vdekjes së burrit të saj. Ajo kishte ndëruar jetë në spital.

Pas këtyre ngjarjeve, fëmijët mbetën jetimë dhe siguronin jetesën me ndihmën e vendasve. Por lëmosha nuk mjaftoi dhe fëmijët nuk ishin mjaft të rritur për të siguruar jetesën dhe për të shpëtuar veten nga varfëria dhe uria ekstreme.