A ka një lidhje mes madhësisë së hundës dhe të penisit?

118

Të gjithë kemi dëgjuar mitin se këmbët e mëdha janë të barabarta me një penis të madh, por studime të reja tregojnë në fakt se kjo është më e vërtetë për hundën..

Një studim i botuar në Basic and Clinical Andrology mati gjatësinë e penisit të shtrirë (SPL) të 126 të rriturve të moshës 30-60 vjeç së bashku me një sërë të dhënash të tjera duke përfshirë madhësinë e hundës, lartësinë dhe peshën, dhe gjeti një lidhje të drejtpërdrejtë midis madhësisë së hundës dhe gjatësisë së penisit. SPL është përdorur si pikë referimi, sepse tenton të jetë një tregues mesatar i mirë se sa i madh do të bëhet penisi kur të jetë në ereksion.

Në një video të re të shkurtër në kanalet e tij sociale, kirurgu dhe YouTuber, dr. Anthony Youn, zbërthen gjetjet e studimit, me teorinë kryesore: Burrat me hundë më të mëdha kishin një gjatësi mesatare prej 5.3 inç (rreth 13.46 cm), ndërsa burrat me hundë më të shkurtër/të vogël, kishin një gjatësi mesatare prej 4.1 inç (10.4 cm).