“Më është bërë jeta ferr”/ Habit i riu shqiptar në Itali, kërkon nga policia të arrestohet pasi nuk duron dot gruan

150

Një shqiptar i dënuar me arrest shtëpie në Itali, është paraqitur sërish në komisariat dhe ka kërkuar të arrestohet, me argumentimin se nuk duronte nusen në shtëpi.

30-vjeçari që banonte pranë Romës, ka thënë se nuk duronte dot bashkëjetesën me gruan.

 

Pas një konflikti me ta, ai ishte larguar nga shtëpia dhe kishte shkuar në komisariat, duke kërkuar që të arrestohej sërish.

“Jeta ime familjare është bërë ferr, nuk mundem më, dua të shkoj në burg”, mësohet të ketë thënë burri. I riu është arrestuar nga policia, por jo për kërkesën e tij, po për faktin se ka thyer arrestin në shtëpi.