Këta njerëz njohën shpirtin binjak në mënyrat më të papritura

74

Atëherë kur më pak e pret, magjia ndodh…

1.

“Ne u njohëm përmes një komenti në YouTube në 2008-ën. Po diskutonim dhe po ziheshim me komente për një këngë. Ai ishte nga Peruja unë nga Amerika e Veriut. U bëmë shokë në distancë derisa këtë vit e takova në Itali dhe më propozoi!!”

 

2.

“Unë dhe im shoq u takuam në një paradë/festë Halloëeen-i për qentë. Jemi prej dy vitesh të martuar dhe po presim fëmijën e parë këtë Halloëeen.”

3.

“U takuam në dasmën e një shoqes sime. Unë isha organizatorja në fakt, por një nga shoqërueset e nuses mungoi dhe u desh ta zëvendësoja unë. Kur po e shoqëronim, taka ime ngeci dikush dhe rashë, por fatmirësisht ishte njëri prej miqve të dhëndrit që më ngriti. Eshtë takimi më qesharak për dy njerëz që s’mund t’i urrejnë më shumë komeditë romantike. Të dy ne ishim kundër lidhjeve dhe e kishim kaluar keq periudhën pas divorcit. Tani jemi bashkë prej 3 vitesh dhe shumë të lumtur.”

4.

“Unë isha menaxhere në një fast food kurse ai sillte bukën aty.”

5.

“Unë fillova të jetoja në apartamentin që i dashuri im la. Ne na prezantoi shoqja e përbashkët e dhomës. Ishim të lidhur gjatë asaj kohe, por kur u ritakuam të dy single. Sot kemi rreth 3 vite bashkë.”

6.

“Ne u takuam në Disney World dhe sot festojmë përvjetorin e 7.”

7.

“U takuam në spital teksa unë prisja të bëja një transplant. E njihja nga larg për vite me radhë përmes një shoku të përbashkët, por asgjë më shumë. Ai kishte dëgjuar që isha sëmurë dhe duhet të më thoshte disa gjëra në rast se vdisja. Njoha një anë tjetër të tij dhe sot kemi 11 vite bashkë.”

Burimi: BuzzFeed