Horoskopi për ditën e martë, 26 tetor 2021

128

Dashi

Ato që do të ndodhin në punën tuaj këtë javë mund të jetë vërtetë sfiduese, por ju keni aftësitë dhe vetëbesimin për ta kaluar këtë sfidë.

Demi

Duhet të jeni i vendosur dhe këmbëngulës këtë fundjavë, por në krahun tjetër duhet të tregoni edhe përgjegjshmëri për barrën që kanë ata rreth jush.

Binjakët

Njerëz të caktuar besojnë se ju nuk e dini se çfarë po bëni, dhe nuk e kanë krejtësisht gabim. Sipas planetëve, ju keni kafshuar më shumë nga sa mund të përtypni.

Gaforrja

Javët e fundit duket sikur sa më shumë e keni shtyrë veten, aq më pak progres keni bërë. Por me rritjen e ndikimit të diellit në shenjën tuaj kjo nuk do të jetë më një problem.

Luani

Duhet të vendosni më shumë me tru sesa me zemër. Fakti që diçka ju bën të ndiheni mirë për momentin nuk do të thotë se do të jetë diçka e mirë për ju në afatin e gjatë.

Virgjëresha

Sa më shumë që shfaqni durim me njerëzit që nuk mendojnë apo veprojnë aq shpejt sa ju, aq më shumë të mira d ju vijnë. Dikush me të cilin do të silleni mirë sot, do të sillet mirë me ju javët e ardhshme.

Peshorja

Duhet të shpëtoni nga ato ndjenja keqardhje që ju kanë ngarkuar gjithë këto kohë. Ajo që ka kaluar ka kaluar, dhe nuk mund të zhbëhet. Nesër lind një ditë e re, më e mirë.

Akrepi

Me diellin që lëviz drejt shenjës suaj, ndryshimet do të vijnë shpejt dhe shumica e tyre do të jenë në favorin tuaj. Edhe fati i mirë duhet të fitohet, si çdo gjë tjetër në këtë botë.

Shigjetari

Në 48 orët e ardhshme do të kuptoni se keni dobësi të veçanta. Vetëm më pas do të gjeni rrugët për të bërë rregullimet e duhura. Askush nuk pret që ti të jesh perfekt.

Bricjapi

Ndjeni se diçka e mirë do të ndodhë, por nëse arrini ta nuhasni siç duhet, do të kuptoni se jo të gjithë duan që ju ta keni atë gjë. Evitoni njerëzit negativë.

Ujori

Pa marrë parasysh vështirësitë që po kaloni, ju do të mbijetoni. Ndodhitë e kësaj jave do të jenë sfida të mëdha, por edhe do të rivendosin buzëqeshjen në fytyrën tuaj.

Peshqit

Fokusohuni në diçka që ju kënaq këtë javë, diçka që t’ju bëjë të harroni të gjitha shqetësimet e botës. Me rritjen e ndikimit të diellit, ju mund dhe duhet të kultivoni pikëpamje më pozitive.