Vazhdojnë përplasjet Poloni-BE/ Kryeministri Morawiecki: KE rrezikon Luftën e Tretë Botërore

70

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki tha se Komisioni Europian rrezikon “fillimin e luftës së tretë botërore” nëse zgjedh të mos i japë dritë jeshile planit të rimëkëmbjes polake.

Në një intervistë për “Financial Times”, kryeministri polak akuzoi Komisionin Evropian se na mban “një armë në kokë” mbi negociatat në lidhje me fondet për programin e rimëkëmbjes së Polonisë dhe kushtëzimin e sundimit të ligjit.

“Këto para duhet të ishin paguar tashmë. Kjo është një shkelje e procedurës nga Komisioni”, shtoi Morawiecki.

Ai gjithashtu kërcënoi se do të hakmerrej duke përfshirë potencialisht kundërshtimin ndaj politikës së BE-së për ndryshimet klimatike. Në intervistë, ai kërkoi që Komisioni të tërhiqte kërkesën për gjobat ditore të paguara nga Varshava për moszbatimin e vendimit të korrikut të Gjykatës së Drejtësisë për pavlefshmërinë e Dhomës Disiplinore të Gjykatës së Lartë Polake.

“Ne do t’i marrim këto para herët a vonë,” tha ai, duke paralajmëruar se sa më vonë t’i marrim, aq më e fortë do të jetë prova se ekziston një trajtim i tillë diskriminues dhe një qasje diktatike nga Komisioni Evropian.