Itali/ Nëna vret dy vajzat e saj të mitura

91

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një nënë ka vrarë dy vajzat e saj të mitura, 11 dhe tri vjeçe.

Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Verona në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, ku gruaja me origjinë nga Sri Lanka jetonte bashkë me vajzat e mitura.

 

Ndër të tjera në mediat raportohet se nëna menjëherë pas krimit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim. Ndërkohë trupat e pajetë të vajzave janë gjetur nga një tjetër banor i qendrës në komunitetit arsimor “Mamma Bambino”, ku ka dhënë dhe njoftimin për ngjarjen.

Qendra, e menaxhuar nga Bashkia e Veronës, ndodhet në rrethin Porto San Pancrazio. Hetimet po kryhen nga ekipi i Komisariatit të Policisë në Verona.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë detaj në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë