8 humbje jete dhe 650 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit

80

Në 24 orët e fundit janë kryer 3,559 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid, 650 qytetarë. Janë 7,258 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 8 qytetarë: një fëmijë 5 vjeç nga Saranda, me sëmundje të rënda bashkëshoqëruese kronike, në Spitalin Pediatrik në QSUT, një qytetar 38 vjeç nga Elbasani, një qytetar 52 vjeç nga Durrësi, një qytetar 63 vjeç nga Saranda, një qyetetar 70 vjeç nga Tepelena, dy qytetar nga Tirana 71 dhe 78 vjeë, një qyetetar nga Korça 72 vjeç. Janë shëruar 482 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 172,464 që nga fillimi i epidemisë./Dritare.net