Më pak e preferuara nga publiku/ Flasin shoqet e Sheilës: Ngjan si e ngurtë, por…

261

Sheila Haxhiraj rezultoi si personazhi VIP më pak i preferuar nga publiku. Për këtë arsye doli automatikisht në nominim dhe është në televotim së bashku me Beniadën dhe Semin, të cilët u zgjodhën nga banorët.

Shoqet e saj kanë folur në “Shqipëria Live” duke treguar se Sheilës i duhet kohë që të tregojë vetveten dhe nuk luan në asnjë moment, por është vetvetja. Nga ana tjetër thanë se ngjan si personazh i ngurtë, por ka vlera dhe këtë po presin të shohin prej saj.

Shoqet e Sheilës:Sheila është një personazh që në këtë koherencë 3 javore është shumë shpejt për të dhënë një finalizim të figurës së saj duke marrë parasysh të përditshmen. Sheilës i duhet pak kohë. Ngaqë i duhet kohë, është herët për tu vlerësuar, ndaj e kam pak me pikëpyetje, por ama ka vlera. Është ky personazh që ngjan i ngurtë, por në brendësi ka vlera dhe këtë dua të shoh.”

“Në fillim mund të shihnin një Sheila më në distancë. Nuk di ta vlerësoj pse e kanë votuar si më pak të preferuar. Javës që shkoi, ishte aktive dhe kishte debate me Palomën.”