Monika ”shpërthen” në lot, Sabiani dhe Graniti e ngushëllojnë

66

Gjatë javës së kaluar Monika dhe Fifi organizuan një plan gjatë së cilët ato do insekononin debate mes tyre, si një mënyrë për të ‘’trazuar’’ pak atmosferën brenda shtëpisë.

E gjithë kjo situatë solli si pasojë revoltën e disa prej banorëve, pasi u ndjenë të përdorur dhe të ofenduar nga shqetësimet e shkaktuara.

Kjo gjë e ka prekur tepër Monikën e cila tentoi të sqaronte përpara banorëve dhe publikut se e gjitha lindi si pasojë e gjëndjes së rënduar shëndetësore të Fifit.

’E bëra për Fifin që ajo të ndihej pak më mirë, ndjesë sepse situata doli nga kontrolli’’,- tha Monika.

Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmshëm, nga gjithë tensioni i përjetuar, Monika ka shpërthyer në lot.

Sabiani dhe Graniti ishin ata që tentuan ta ngushëllonin dhe qetësonin.