Deputetja e PD Merita Bakiu ka bërë përgjegjës për helmimet në Krujë, kryetarin e Bashkisë Artur Bushi, ndërsa ka kërkuar që ai të dorëhiqet.
“Jemi të shqetësuar për situatën dikush duhet të mbajë përgjegjësi. 1200 qytetare te helmuar nga uji i pijshëm. Kryetari i Bashkisë Artur Bushi duhet të japë dorëheqjen. Përgjegjës kryesor për helmimin masiv të krutanëve. Në përgjigjet që kanë ardhur mendohet se është kontaminimi i ujit”.
Deputeti Enkelejd Alibeaj tha se qeveria duhet të kishte pranuar që të diskutonim sot në parlament mbi këtë çështje të rëndë. Duke e quajtur këtë një krim masiv, deputeti shtoi se institucionet duhet të lëvizim që të gjejnë përgjegjësit.
“ Çfarë ka ndodhur kush e ka shkaktuar, së paku 1200 qytetarë të Krujës janë shtruar në ambientet spitalore pa përmendur këtu gjithë pjesën tjetër që është në shtëpi. Kush e ka shkaktuar pse e ka shkaktuar e patë dje përgjigjen e kryeministri, kam pirë vetëm një gotë ujë para ca kohësh dhe tani nuk dua tja di.
E ka detyrë politike, njerëzore, ligjore, e hedhin topin. Bashkia ujësjellësi policia prokuroria, njerëzit atje janë duke vuajtur, askush nuk u ndodhet afër. E gjithë kjo verbëri është një problematikë që duhet ta ngremë.
Me kërkesën që paraqitëm në parlament për ta diskutuar. S’kemi projektligj tha kryetarja e parlamentit.
Të mos e kërkojmë tani por pas disa muajsh pasi të ketë ndodhur ndonjë fatkeqësi tjetër?
Jo duhet bërë sot kërkesa e llogarisë. Qeveria duhet te kishte pranuar të diskutonim sot në parlament helmimin masiv.
Vetëm nga këmbëngulja e PD, nga prania jonë e vazhdueshme në Krujë, institucionet po lëvizin nga një këmbë për të nxjerrë përgjegjësit. Ky është një krim masiv. Ky është një krim masiv dhe duhet të gjejmë përgjegjësit”.