Deputetja e opozitës, Flutura Açka, ka renditur gjatë fjalës së saj në Kuvend, të gjitha problematikat që hasin shqiptarët. Ajo tha se qytetarët vuajnë nga mungesa e legalizimeve, shkollave, rrugë e vendeve të punës, ndërkohë sipas saj, kryeministri Edi Rama flet për satelitë në hapësirë.
Ajo ironizoi kur tha se: “ Në një shkrim të Ramës, në vitet ’90, ai thotë për veten mes të tjerash se ka një karakteristikë të veçantë, një yll në vendin që nuk thuhet. Pasi e kërkoi në tokë atë yll, po s’e gjeti, nis e të kërkojë nëpër satelite, e duke qenë se ëndrrat i ka super sonike, e do të shkojë deri në vitin 2033 është në kërkim të yjeve të tjerë që të bëhen 5, që të qenë shef i madh në Evropë, ëndërr për të cilën ka filluar të blejë shkes”, tha Açka.
Unë e kuptoj që jeni mësuar me dhomën bosh, e tani që nuk është dhoma bosh përplaseni dhe ju merren mend. Në fakt u vu re dhe sot se çfarë ndodh këtu, ato monologjet e mërzitshme të qeverisë. Gjatë gjithë kohës merreni me opozitës, e tani i ka zënë makthi me foltoren, duket se Berishën e kanë makth të madh, shumë gjë e mirë. Këtë ju nuk e shihni, sepse nuk keni si ta shihni këtë plagë. Problemi i shqiptarëve janë elementare, punë, rrugë, legalizime, shkolla, ju merreni me makrot dhe thoni do të i dërgoni në Evropë me këto forma. Ju i përsërisni po të njëjtat fjalë. Për këtë ju paguajnë shqiptarët? Duke parë këtë parlament kam edhe unë atë qasjen time. Parlamenti shqiptar më ngjan si astmatik, tamam si ai i murtajës që i pështynte macet dhe kur macet ikën, ky astmatiku i famshëm dilte te ballkoni por nuk kishte ca të pështynte më, sepse s’kishte më mace.
A e di kryeministri shqiptar që në një natë të errët, njerëz me matropik kanë shembur enkas shkollën për ta hequr gjoja si e prishura. A e dini që projekti i famshëm ka dy krahë të gjatë avioni. Shkollat janë shkolla, e jo krahë avionësh, se nuk kanë ku të qëndrojnë bankat. Po kthehem te buxheti e gjërat që po flasim sot. Te ky buxhet keni nxjerrë edhe ato të satelitëve, pasi mbaruat gjërat në tokë, do të nisini aventurën kozmike. Në një shkrim të Ramës, në vitet ’90, ai thotë për veten mes të tjerash se ka një karakteristikë të veçantë, një yll në vendin që nuk thuhet. Pasi e kërkoi në tokë atë yll, po s’e gjeti, nis e të kërkojë nëpër satelite, e duke qenë se ëndrrat i ka super sonike, e do të shkojë deri në vitin 2033 është në kërkim të yjeve të tjerë që të bëhen 5, që të qenë shef i madh në Evropë, ëndërr për të cilën ka filluar të blejë shkes”, u shpreh deputetja.