I merrte para studentëve në këmbim të notës kaluese, SPAK kërkon tre vite burg për pedagogun Alket Dino

64

SPAK ka kërkuar tre vite burg për pedagogun Alket Dino, i cili dyshohet për korrupsion.

Prokuroria ka kërkuar edhe dënim plotësues që për pesë vite të mos ushtojë asnjë funksion publik.

 

Ndërkohë, dy vite burg ka kërkua prokuroria për bashkëpunëtorët Xhevair Dervishi, Gabriel Mukollari.

Pedagogu i fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin “Fan Noli” në Korçë merrte para studenteve në këmbim të një note kaluese. Dino u arrestua një vit më parë nga SPAK.