SPAK kërkon dy vite burg për pedagogun Besnik Fasaj (Detajet)

52

SPAK ka dhënë pretencën për pedagogun e mjekësisë të lëndës së urgjencës kirurgjikale, Besnik Faskaj, i cili akuzohet për korrupsion.

SPAK ka kërkuar dy vite burg për Faskajn, pasi e nxjerr fajtor për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

 

Po kështu prokuroria kërkon heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5 vjet për të.

Pedagogu i mjekësisë u denoncua nga një studente Masteri e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike në një emision investigativ se i kishte marrë 150 euro që t’i ndryshonte notën nga 4 në 8. Studentja pretendonte se në provimin e tij kishte shkruar për notën 7 ose 8, por profesori e ka ngelur qëllimisht që të marrë paratë.