“Damian Gjiknuri udhëtime jashtë shtetit me oligarkët e plehrave”?/ Sekretari i Përgjithshëm i PD publikon videon: Radha e drejtësisë të flasë për aferën 400 mln euro

71

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka denoncuar sërish lidhjen, që sipas tij, ka deputeti socialist Damian Gjiknuri me ata që Gazment Bardhi i quan oligarkë, Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton.

Ashtu si dhe ditën e djeshme në Kuvend, Bardhi ka publikuar 15 udhëtimet jashtë shtetit që ka kryer Gjiknuri sëbashku me dy biznesmenët, të cilët i konsideron si bosët e inceneratorëve.

 

Barsdhi përmes një postimi në Facebook, shkruan se afera 400 mln euro me mafien e plehrave, i shtohet numrit të provave që ka PD ndaj qeverisë së kryeministrit Rama.

Postimi i Gazment Bardhi:

Afera 400 milionë euroshe e mafies së plehrave është një nga shpërdorimet më të mëdha të taksave të qytetarëve shqiptarë.

Ditën e djeshme Partia Demokratike zbuloi një tjetër zgjatim të kësaj afere të pisët, nëpërmjet faktimit të lidhjeve të ngushta të Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos, bosëve të inceneratorëve, dhe Damian Gjiknurit, i cili ka udhëtuar mbi 15 herë me ta jashtë Shqipërisë, ndërkohë që i gjithë aparati shtetëror ishte vendosur në gatishmëri të mafies së plehrave.

Ky konflikt i pastër interesi i shtohet numrit të madh të provave që Partia Demokratike ka grumbulluar vitet e fundit mbi këtë aferë që bën bashkë drejtuesit më të lartë të këtij pushteti të korruptuar, e sigurisht vet Edi Ramën, që ka promovuar dhe mbrojtur këto projekte që  shkrumbojnë vetëm taksat e qytetarëve.

Tani është radha e drejtësisë të thotë fjalën e saj mbi këtë aferë 400 milionshe, që tregon edhe njëherë urgjencën që ka Shqipëria të pastrohet nga politikanët e korruptuar dhe të largoi këtë regjim plaçkitësish.