Çfarë është COP26 dhe pse është kaq i rëndësishëm?

89

Kohëve të fundit, ka të ngjarë të keni dëgjuar ose lexuar për COP26 – por a e dini vërtet se çfarë është dhe pse ka kaq shumë rëndësi?

Konferenca e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për Ndryshimet Klimatike (emri zyrtar për COP e klimës – Konferenca e Palëve) mbahet çdo vit që nga viti 1995. Takimet dy-javore janë një hapësirë e rëndësishme për palët e interesuara për të diskutuar krizën klimatike në nivel global.

Këto konferenca vjetore bashkojnë shtetet që kanë nënshkruar Konventën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC), një traktat ndërkombëtar mjedisor.

Kur është COP26?

COP26 ishte menduar të zhvillohej nga data 9 deri më 19 nëntor 2020, por tani është planifikuar për në datat 31 tetor deri më 12 nëntor 2021 në Glasgow, Skoci.

Zyrtarët qeveritarë pritet të diskutojnë disa çështje duke përfshirë karbonin, financimin për vendet e cenueshme ndaj ndryshimeve klimatike dhe zgjidhjet në javën e parë. Në javën e dytë, krerët e shteteve do të negociojnë për të arritur marrëveshje.

Pse është COP26 kaq i rëndësishëm?

Ka dy arsye kryesore pse samiti i vitit 2021 është kaq i rëndësishëm.

Së pari, Covid-19 bërë që individët dhe qeveritë t’i kushtojnë më shumë vëmendje mjedisit. Teksa shumë vende kërkojnë të rindërtojnë ekonomitë e tyre pas pandemisë, ka pasur një theks të madh në “ndërtimin më të mirë” përmes një rimëkëmbjeje të gjelbër.

Së dyti, COP26 po shihet si pasardhësi i COP21 ku u nënshkrua Marrëveshja e Parisit, padyshim suksesi më i madh në vitet e fundit. Marrëveshja e Parisit është një traktat ndërkombëtar mbi ndryshimet klimatike, i miratuar në vitin 2015. Ky traktat mbulon zbutjen, përshtatjen dhe financimin e ndryshimeve klimatike.

  1. COP26 shihet si samiti për të trajtuar çfarë është arritur dhe çfarë nuk është arritur që nga viti 2015, duke vendosur gjithashtu plane konkrete për të arritur objektivat e Marrëveshjes së Parisit.