“Kanë ardhur me plan”/ Banorët komentojnë Donaldin dhe Semin

66

Shtëpia duket se është ndarë në dy kampe kryesore të cilët po sulmojnë dhe analizojnë intensivisht njëri-tjetrin.

Monika, Paloma, Sabiani dhe Fifi ndodhen në oborr teksa kanë komentuat sipas tyre llojin e lojës që po bën Donaldi dhe Semi.

Sipas tyre, ata kanë nisur këtë edicion me një strategji të qartë të cilën po e vënë në zbatim ditë pas dite.

“Ata kanë hyrë me plan, ajo donte vëmendje nga Fifi. Ata e dinë se Fifi ka shumë fansa nga jashtë dhe duan të marrin vëmendje nga mbështetësit e saj”,- tha Monika.

Këtë gjë e aprovuan me bindje edhe Sabiani dhe Paloma.

“Ajo qau në spektakël për vëmendje, gjithçka e ka bërë për vëmendje. Nëse do ishte keq mund të drejtohen në Dhomën e Rrëfimit”,- tha Paloma.