Mundoheni shumë të kujtoni diçka? Problemi nuk është te memoria, por vëmendja!

114

Jo shumë kohë më parë, kur unë isha mes të 40-ave, u nisa drejt Cambridge, Massachusetts, nga kepi Kod dhe e parkova makinën time në një garazh. Unë kisha planifikuar të mbaja një fjalim disa blloqe më tutje dhe po shpresoja të arrija më herët. Zakonisht unë bëj gjithmonë një foto të numrit të katit ose shkronjës së rreshtit kur parkoj në një garazh. Por nga shqetësimi mos isha vonë, dola nga aty pa bërë një foto dhe më keq akoma, pa e regjistruar në vetëdije se ku kisha parkuar.

Arrita në kohë, mbajta fjalimin tim 45-minutësh, iu përgjigja pyetjeve dhe firmosa disa libra. Kur u ktheva tek garazhi, eca drejt atij vendi që mendoja se kisha parkuar, por makina ime nuk ishte atje. Po ecja lartë e poshtë rrugicave duke u bërë më e frustruar dhe e pashpresë. Isha e sigurt se kisha parkuar në katin e katërt, por ishte e treta, ose e pesta? Dhe nëse kisha parkuar në sesionin A, B apo C! Nuk ia kisha idenë! E dija se isha në garazhin e duhur, por vetëm kaq. Unë isha gati të raportoja makinën time si të vjedhur kur e gjeta te 4B. U çlirova e turpëruar dhe duke djersitur. Doja të fajësoja të gjithë memorien time. Unë nuk mund ta gjeja makinën time jo sepse kisha një memorie të tmerrshme, amnezi, demencë apo alzhaimer, por nuk mund të gjeja makinën sepse nuk i kushtova kurrë vëmendje se ku parkova që në fillim. Memoria juaj nuk është një video kamera, që regjistron vazhdimisht sekuenca të çdo shenje ose tingulli që ju jeni të ekspozuar. Ju mund të fiksoni dhe mbani mend vetëm atë që ju i kushtoni vëmendje. Dhe duke qenë se ju nuk mund t’i kushtoni vëmendje gjithçkaje, do të jeni në gjendje të kujtoni disa aspekte të asaj çfarë po ndodh përpara jush por jo të tjerëve.

Le të themi se ju po qëndroni përpara një peme kolosale Krishtlindjesh në qendrën Rockfeller në qytetin e Neë York-ut. Ti merr një informacion vizual të formës, madhësisë, të ngjyrave dhe të dritave, nëpërmjet receptorëve të retinës së syrit tuaj. Ky informacion kthehet në sinjale që udhëtojnë në konteksin vizual pas trurit tuaj, kur imazhi përpunohet dhe shihet realisht. Mund të përpunohet më shpejt në pjesë të tjera të trurit për njohjen, kuptimin, krahasimin, emocionin dhe opinionin. Por nëse ju nuk keni vëmendje kur shikoni pemën e Krishtlindjeve, neuronet nuk do të aktivizohen dhe nuk do të lidhen, kështu nuk do të formohet një memorie. Ju as që do e mbani mend që e keni parë atë.

Mendoni pak për sasinë e informacionit ndaj të cilit janë të ekspozuara shqisat tuaja çdo ditë. Nëse ju qëndroni zgjuar për 16 orë, shqisat tuaja janë të hapura për punë për 57,600 sekonda. Dhe kjo nënkupton shumë informacion. Ju nuk mundeni, dhe nuk do të kujtoni shumicën e asaj që është e dukshme për sytë tuaja, veshët, hundën ose trurin juaj. Nëse do të harroni atë që ju sapo dëgjuat, emrin e një personi, ku e latë telefonin, është thjesht çështje e vëmendjes. Ju as nuk mund të kujtoni atë që është përpara jush nëse ju nuk i kushtoni vëmendje asaj. Pra nëse doni të mbani mend diçka ju thjesht duhet t’i kushtoni vëmendje asaj. Për fat të keq, kjo nuk është shumë e thjeshtë. Edhe nëse nuk jetojmë në një kohë kaq të shpërqendruar, të kushtosh vëmendje nuk është aq e thjeshtë për trurin tonë.

Ne tentojmë t’i kushtojmë vëmendje dhe më pas ta kujtojmë asaj që ne na duket interesante, kuptimplotë, e re, surprizuese, domethënëse, emocionale dhe rrjedhimisht truri jonë fikson këto detaje. Ne injorojmë dhe dështojmë për të mbajtur mend pjesën tjetër. Le ta marrim një shembull që ndoshta na duket i njohur. Nëse ju jeni në një festë dhe shoqja juaj Sarah ju prezanton me burrin e saj. “Përshëndetje , unë jam Bob”, thotë ai. Ju i thoni emrin tuaj dhe takoni duart. Pas dy minutave ju vazhdoni të flisni me të dhe kuptoni që nuk ia keni idenë si quhet ai. Ose ndodh edhe kjo, ti e sheh atë përsëri disa ditë më vonë në një dyqan. Ai thotë, “Përshëndetje Ana”. Ju e njihni atë, e dini që e keni takuar atë dhe se ai është bashkëshorti i Sarah. Por ju nuk mund ta thërrisni në emër dhe i thoni thjesht, “hej përshëndetje ”. Nuk është e mjaftueshme thjesht të jeni të ekspozuar ndaj tingullit të emrit të BOB. Njëherë që emri është thënë ju e keni si tingull të njohur në trurin tuaj për 15 ose 30 sekonda. Nëse ju nuk e vini neuronin hyrës të vëmendjes tuaj, emri i Bob shumë shpejt do të zhduket. Dhe nuk do të konsiderohet kurrë nga hipokampusi për t’u ruajtur si një kujtim.

 

Të kushtosh vëmendje kërkon përpjekje të ndërgjegjshme. Aktiviteti juaj i paracaktuar i trurit nuk është i vëmendshëm. Truri juaj i pavëmendshëm është orientuar në një tjetër aspekt, jeni duke ëndërruar, drejtohet vetë në sfonde të vazhdueshme në mendime të përsëritura. Ju nuk mund të krijoni një memorie në këtë gjendje. Nëse doni të mbani mend diçka, ju duhet të vini trurin në punë, të zgjoheni, të bëheni të ndërgjegjshëm dhe të kushtoni vëmendje. Sepse ne kujtojmë atë që ne i kushtojmë vëmendje, ne duam të jemi të ndërgjegjshëm në atë që kemi si fokus. Optimistët i kushtojnë vëmendje eksperiencave pozitive, pra këto evente janë të ruajta në memorien e tyre. Nëse kërkoni për magji në çdo ditë, nëse ju i kushtoni vëmendje momenteve të gëzimit që ju keni, ju mund të kapni këto momente dhe ti ktheni dhe ruani ato në memorie.

Gjatë kohës, jeta juaj rrjedh dhe do të ketë shumë kujtime që do t’ju bëjnë të buzëqeshni. Nëse doni të përforconi memorien tuaj provoni të hiqni ose largoni gjërat që ju shpërqendrojnë. Bëni gjumë të mjaftueshëm, meditoni dhe pak kafeinë luftojnë fuqishëm shpërqendrimet dhe ju bëjnë t’i kushtoni vëmendje dhe të krijoni kujtime afatgjata. Njerëzit e gjeneratës -x- shpesh mburren se të bërit shumë gjëra njëkohësisht është një superfuqi. Ndërkohë, që shohin Netflix dhe përdorin snapchat kur flasin me ju. Por ka një problem me të dyja qasjet nëse doni të mbani mend ndonjë gjë nga ato që jeni duke bërë dhe jeni duke kaluar. Pra herën tjetër që ju do humbni makinën tuaj, bëni pushim. Dhe përpara se të mendoni se keni probleme me memorien tuaj, përpara se të panikoseni dhe të shqetësoheni që ju keni Alzhaimer, mendoni: A i kushtova vëmendje në fillim se ku e parkova makinën ?