Gjatë pandemisë shumë çifte u detyruan të qëndrojnë larg njëri-tjetrit. Disa i rezistuan largësisë, ndërsa të tjerë vendosën t’i ndajnë rrugët. Por jo veç pandemia, edhe në kushte normale shumë çifte janë të detyruar të jetojnë në distancë, kjo edhe për shkak të emigracionit ose rrethana të tjera. Në këtë artikull sot ju sjellim disa gjëra që duhet t’i bëni në çift, në mënyrë që lidhja juaj në distancë të zgjasë.
1. Interesoheni për jetën e partnerit/es suaj, por mos ndërhyni!
2. Shkëmbeni diçka me njëri-tjetrin, mbase një dhuratë të vogël, parfum, këmishë, ose diçka të veçantë për ju. Mos u mbështetni vetëm te teknologjia!
3. Sigurohuni që distanca të jetë e përkohshme! Nuk është e thënë të jetë një datë fikse, ama të paktën njëri nga ju duhet të lëvizë për t’u bërë bashkë. Por nuk duhet të harroni kostot e lëvizjes dhe sakrificat që do të bëni kur njëri ose të dy largoheni në një vend tjetër.
4. Përqendrohuni te cilësia e komunikimit, jo te sasia!
5. Jetojeni jetën plotësisht! Në vend që të prisni që i dashuri juaj të kthehet, do të ishte më mirë për ju të pranoni distancën dhe ta çoni energjinë tuaj drejt gjërave që mund të kontrolloni. Nëse nuk e shijoni jetën në mungesë të tyre, ju do të përfundoni duke e marrë inat partnerin/en nëse gjërat nuk funksionojnë.
6. Mos harroni se partneri/ja juaj nuk është i/e përsosur!
7. Shihni dhe shfrytëzoni përfitimet e të jetuarit larg!
8. Vendosni disa rregulla bazë dhe jini të sinqertë me njëri-tjetrin!