VIDEO/ Pasi thyen gotat dhe pjatat në dasëm, miqtë e çiftit marrin trapanin dhe shkatërrojnë pllakat e lokalit (Momenti kur thyejnë pajisjet e banjos)

68

Një dasmë “origjinale” është organizuar na Malia të Greqisë, ku miqtë e çiftit  pasi u mbaruan pjatat, gotat dhe gjithçka tjetër që mund të thyhet, nisën të thyejnë edhe pllakat e dyshemesë.

Pak orë pas dasmës që e bashkoi me të zgjedhurin e zemrës, Manos Borboudakis kërceu në pistë dhe festoi ditën e shënuar.

 

Miku i tij duke dashur të vërtetojë se festat e Kretës janë gjithmonë të veçanta, në vend që të hidhte pjata dhe gota në këmbët e dhëndrit,  bëri një hap më tej dhe me ndihmën e një trapani i hoqi edhe pllakat e pistës së kërcimit. Kaq ka mjaftuar që video të bëhet virale në rrjetet sociale.