Në Big Brother vazhdojnë dramat, qarje pafund nga të gjithë

75

Reality show, Big Brother, që transmetohen në Top Channel, ka tërhequr një audiencë shumë të lartë dhe po mban “të mbërthyer” shqiptarët.

Në këtë show është vënë re se ka shumë debate, grindje, por mbi të gjitha qarje.

 

Sherret mes konkurrentëve dhe më pas qarjet kolektive, kanë shoqëruar mbrëmjet e këtij spektakli.

Për këtë arsye, këngëtarja Fifi kërkoi fjalën gjatë spektaklit të sotëm dhe i’u lut banorëve që t’i zgjidhin problemet me qetësi dhe pa të bërtitura, për të evituar grindje-qarjet.

“E kam vuajtur vetë ankthin, nuk mund të luhet kështu. Të bërtiturat po na kthejnë në kujtesë gjërat që kemi përjetuar, është si postraumë, ju lutem, ju lutem, mos të bërtasim më këtu”, deklaroi Fifi.