Big Brother Vip/ Balina Bodinaku-Monikës: Nuk je në paqe me veten!

86

Opinionistja e “Big Brother Vip” Balina Bodinaku është treguar e ashpër me Monikën pas debateve të krijuara.

Ajo është shprehur se aktorja nuk ishte në paqe në veten dhe prandaj mendon dhe  vepron kështu.

Ndërsa Monika i është kundërpërgjigjur duke mos pranuar asnjë koment të saj.

Balina: Mënyra se si ti vepron tregon se nuk je në paqe me veten. Monika qëkur ka hyrë e ka marrë atë rolin e vet dhe diçka nuk i ka shkuar si duhet.

Monika: Ato mbaji për vete. Nuk mund të bëj lojë para publikut, zonjën dhe vlerën e bëj duke thënë që nuk jam e mërzitur por e ofenduar. Do dëshiroja që të ishit 48 orë për të kuptuar e sa grua e matur dhe sa zonjë është Monika. Është shumë e lehtë të shohësh nga jashtë. Ju se ndiqni dot, i ndiqni me fragmente dhe në dhomën e rrëfimit kam thënë se Semi është një gocë e zgjuar që di të flasë dhe ta përballojë vetë. Nuk e pranoj dot. Është ndryshe momentin kur unë jam e mbushur.