Fero e kërcënoi me armë? Producenti rrëfen për herë të parë ngjarjen

58

Një debat mes reperit, Fero dhe producentit të njohur, Jetmir Agaj ka ndodhur sot në studion muzikore të këtij të fundit.

Fillimisht, debati ka nisur pasi Fero ka kërkuar që të punoi për një projekt muzikore, ndërsa Jetmiri ka thënë se për momentin ka punë tjera.

 

Pas kësaj, Fero ka shkuar në studio bashkë me truprojën e tij dhe ka filluar të kërcënojë me armë, duke e drejtuar fillimisht drejt Jetmiri dhe më pas edhe ndaj menaxherit të reperit Bardhi, Emeriton Mataj.

Situatën e krijuar e ka konfirmuar Agaj në një prononcim për Telegrafin, i cili po ashtu tha se gjendet në emergjencë duke bërë kontrolle nga lëndimet e marra.

“Erdhi në studio dhe ka filluar debatin, i kam thënë që menjëherë do ta raportoj gjithë rastin në polici, nga frika që po reagon dikush tjetër në studio, ia kanë drejtuar me revolen edhe menaxherit të reperit tjetër Bardhit, Emeriton Mataj, unë aktualisht janë në emergjencë duke bërë kontrolle”, u shpreh ai.