Makina rrëshqet mbrapsht dhe përmbyset me familjen që mundohej të kalonte urën në Belgjikë

123

Një familje në Belgjikë ka përjetuar një eksperiencë të frikshme kur tentoi të kalonte urën “Marie Thumas” në qytetin e Leuven-it teksa ishte aktivizuar procesi i ngritjes së urës për të kaluar një anije.

Videoja prej 18 sekondash tregon makinën e kuqe mbi urë.

 

Për shkak të pjerrësisë, automjeti rrëshqet mbrapsht me këmbësorët pranë që duken tepër të frikësuar. Me ngritjen e urës përfundimisht makina bie në rrugë dhe përmbyset. Brenda makinës ndodheshin një çifti dhe fëmija i tyre 1.5 vjeç.

Tre pasagjerët kanë mbetur të bllokuar në makinë dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për t’i nxjerrë. Më pas u dërguan në spitalin Gasthuisberg në Leuven, pa lëndime serioze.

Kompania, e cila ka marrë përsipër menaxhimin e urës, po kryen një hetim në bashkëpunim me autoritetet, për të përcaktuar se si ka ndodhur aksidenti.

Deri në përfundimin e hetimeve, ura lëvizëse do të qëndrojë e mbyllur edhe për këmbësorët.