Mbi 33 dollarë për një pako, ky është shteti ku cigaret kushtojnë shumë shtrenjtë

97

Qeveritë në mbarë botën e kanë bërë gjithnjë e më të vështirë për njerëzit që të paguajnë për cigare.

Nuk është e vështirë të kuptosh pse, duke pasur parasysh se ato shkaktojnë një sërë çështjesh shëndetësore si kanceri, sëmundjet e zemrës dhe sëmundje të tjera.

 

Australia kryeson me çmimet më të larta nga 26 euro deri në 33,90 dollarëve për një pako me cigare.

Çmimi i cigareve në Australi nga 1 shtatori përsëri është rritur deri në 33,90 dollarë.

Markat e njohura janë edhe më të shtrenjta, duke kapur shumën 30 dollarë paketa, pasi akciza e duhanit u rrit për të dytën herë brenda vitit me 12.5 përqind. Për ligjvënësit australian kjo është një mënyrë e mirë për të lënë duhanin.

Çmimet e cigareve në Australi tashmë që disa vite kanë qenë shumë më të shtrenjta.

Një pako cigare ‘Marlboro’, në këtë vend kushton 27 dollarë, në Britani të Madhe kushton 16.67 dollarë australianë, SHBA 9,51 dollarë dhe në Vietnam 1.47 dollarë.