Një konflikt mes dy komshijve në fshatin Shëmrizë të Gramshit për pak sa nuk përfundoi me pasoja fatale.
Shtetasi Genci Hazizi dyshohet se rrëmbeu armën dhe kërcënoi komshiun me inicialet H.A., për ta vrarë, por falë ndërhyrjes së policisë, ngjarja e rëndë u parandalua.
Agresori 52 vjeçar u vu në pranga, ndërkohë gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Gramsh
Ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes dy shtetasve.
Vihet në pranga njëri prej personave të përfshirë në konflik të cilit ju gjetë dhe sekuestrua një armë zjarri kallashnikov.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, kanë marrë njoftim se në fshatin Shëmrizë të Njësisë Administrative Pishaj, kishte një konflikt për motive të dobta mes shtetasve G.H dhe H.A, (komshi me njëri tjetrin) dhe se shtetasi G.H po e kërcënonte se do ta vriste me armë zjarri shtetasin H.A.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë vënë në pranga shtetasin G.H., 52 vjeç .
Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetë dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov.
Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.