Horoskopi nga Branko për daten 1 nëntor 2021

297

Dashi

Dikush duket se do të bëjë gjithçka për t’ju zemëruar, dhe sigurisht që deri në një farë pike mund të themi se po ia del. Duhet ta dini se e gjitha është një kurth për t’ju bërë të dilni nga vetja.

Demi

Ajo që duket si një punë e lehtë, do të rezultojë e vështirë për ju këtë fundjavë. Kështu që jepini kohë vetes dhe përfundojeni. Mos nxitoni pasi mund t’ju duhet t’i riktheheni.

Binjakët

Mund ta gjeni gazmore një situatë, por jo të gjithë ndajnë të njëjtën pikëpamje me ju, kështu që bëhuni gati për disa shikime të vëngërta. Megjithatë nuk duhet të lejoni që të tjerët t’ju heqin buzëqeshjen.

Gaforrja

Nëse do të entuziazmoheni shumë në 48 orët e ardhme, mund ta gjeni veten duke thënë gjëra që më vonë mund t’ju ndjekin. Aktiviteti kozmik ju këshillon të bëni kujdes edhe me premtimet.

Luani

Planetet ju paralajmërojnë se sa më shumë të shtyni dhe të përpiqeni tani, aq më pak gjasa ka që t’i përfundoni shpejt detyrat. Nganjëherë është më mirë të merret shtruar, veçanërisht kur në krah ke njerëz që nuk arrijnë ritmin tuaj.

Virgjëresha

Diçka nga e kaluara do rikthehet në vëmendje dhe do ju shqetësojë këtë fundjavë, por nëse qëndroni fort ka pak gjasa t’ju dëmtojë. Hiqeni nga mendja nëse mundeni, nëse nuk ia arrini, thjeshtë qeshni me të.

Peshorja

Këtë javë njerëzit do të mund të shikojnë përtej jush nëse do të pretendoni se jeni dikush që nuk jeni, dhe kjo nuk do t’i bëjë shumë mirë reputacionit tuaj. Jini krenar me veten.

Akrepi

Keni tendencën të bëni thashetheme rreth dikujt që e njihni, por planetet ju këshillojnë të jini të kujdesshëm. Nëse flisni keq për të tjerët, edhe ata mund të flasin keq për ju, dhe qartësisht nga kjo mund të dilni i humbur.

Shigjetari

Duhet të përfundoni atë që keni nisur para se të kaloni në diçka tjetër. Mendoni se mund të kurseni para duke e lënë në mes atë që keni nisur, por në aftin e gjatë kjo do t’ju kushtojë pasi ju e keni përfunduar më shumë se gjysmën e punës.

Bricjapi

Përqendroni mendjen dhe të gjithë energjinë tuaj në një drejtim dhe mos i dëgjoni ata që ju thonë se jeni egoist. Ndoshta edhe jeni, por në këtë rast është i justifikuar.

Ujori

Nëse e gjeni veten të përfshirë në debate të ashpra këtë fundjavë këshilloheni fort të tërhiqeni. Pasi nëse vazhdoni mund t’i bëni dëme të pariparueshme shoqërisë suaj. Lini gjërat të ftohen.

Peshqit

Dikush me të cilin punoni duket se nuk po e mban të gjithë peshën. Nëse ka pretendime të shumta dhe nuk është i kënaqur që po merr më shumë dhe po jep me pak, atëherë gjeni një partner tjetër në punë.