Një baba u la 17 deve si pasuri 3 djemve të tij. Kur ai ndërroi jetë, djemtë nuk po dinin si ta ndanin…

296

Një baba u la 17 deve si pasuri 3 djemve të tij.

Kur Ai ndërroi jetë, djemtë e tij hapën testamentin.

Testamenti i babait deklaronte se djalit të madh i takonte gjysma e 17 deveve.

Djali të dytë i takonin 1/3-ta e 17 deveve

Djalit të vogël i takonin 1/9-ta e deveve.

Meqënëse është e pamundur që 17-ta të ndahet përgjysmë, në 3, apo 9 pjesë të barabarta, djemtë filluan të grindeshin ashpër me njëri tjetrin.

Si përfundim, ata vendosën të shkonin tek një burrë i mençur.

Burri i mençur i dëgjoi me durim djemtë teksa flisnin për Testamentin. Pasi i dëgjoi me vëmendje edhe të gjitha pretendimet e djemve, ai mori devenë e tij dhe e bashkoi me 17-en e djemve duke u bërë kështu 18 deve në total.

Tani, fillojmë me leximin e Testamentit të babait tuaj, u tha ai djemve:

Gjysma e 18 = 9

Kështu ai i dha 9 deve djalit të madh.

1/3-ta e 18 = 6

Ai i dha 6 deve djalit të dytë.

1/9-ta e 18 = 2

Ndaj ai i dha 2 deve djalit të vogël.

Pra, ai u shpërndau:

9 deve të madhit + 6 djalit të dytë + 2 të voglit… të cilat të mbledhura sëbashku bëjnë 9+6+2=17.

Pas kësaj, burri i mençur mori sërish devenë e tij dhe u largua.

Burri i mençur krijoi emëruesin e përbashkët që të ndante devetë sipas testamentit
MORALI: Pasuria e vërtetë testamentare që babai u la djemve nuk ishin devetë aq sa arti i negociimit. E vetmja rrugë drejt pasurimit është ajo që të nxjerr nga mosmarrveshja e të orienton në një territor të përbashkët me interesat e të tjerëve, e shprehur matematikisht, do të thotë gjetja e emëruesit të përbashkët.

Mënçuria e vërtetë i takon atij që arrin ta krijojë territorin e përbashkët kur të gjithë mendojnë se ai nuk ekziston.

Është e vështirë ndonjëherë. Megjithatë, për të arritur një zgjidhje, hapi i parë është të besosh se ka një zgjidhje. Nëse mendojmë se nuk ka zgjidhje, ne nuk do të jemi në gjendje të arrijmë ndonjë!/konica.al