Dyshohet se bashkëpunuan me Habilajt, SPAK kërkon 12 vite burg për ish-zyrtarin e policisë

51

SPAK jep pretencën për ish-zyrtarin e policisë së Vlorës Gjergj Kohilli, i akuzuar për trafik narkotikësh dhe grup kriminal. Për Gjergj Kohillën ish-shefin kundër krimit të organizuar në Vlorë, SPAK kërkon 8 vite burg.

Ndërkohë për Sokol Bodën ish-shefin e stacionit policor Dhërmi dosja është veçuar.

 

Dy ish zyrtarët akuzohen se kanë bashkëpunuar me grupin kriminal Habilaj për kultivimin dhe trafikimin e kanabisit drejt Italisë.

Fillimisht ato u hetuan së bashku me ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri dhe ish drejtorin e policisë së Vlorës, Jaeld Çela por më pas për shkak se ato vijojnë arratinë, çështja e tyre u veçua.