Një tjetër konkurrent i fortë i shtohet betejës hapësinore

86

Honda është hedhur në betejën hapësinore, e cila do të zhvillojë raketat e saj të ripërdorshme në mënyrë që të krijojë rrjetin e saj të satelitëve. Tani, firma japoneze aspiron të pushtojë hapësirën, duke evoluar raketat e saj.

Duke ndjekur gjurmët e SpaceX të Elon Musk, Honda shpreson që deri në vitin 2026 të vazhdojë me lëshimin e parë provë të raketës së parë, në mënyrë që deri në 2020 të jetë gati të hyjë në betejën hapësinore.

 

Sipas vlerësimeve paraprake, zhvillimi i raketave do t’i kushtojë Honda-s 45 milionë dollarë, investim që pritet të çojë në krijimin e një rrjeti satelitor privat. Ky rrjet do të mbështesë aktivitetet e firmës në fusha si drejtimi autonom, duke i dhënë gjigantit japonez një epërsi ndaj konkurrentëve të tij.