Kim Kardashian fotografohet duke kapur duart me komedianin dhe njerëzit kanë pyetje

59

Disa foto dhe video të Kim Kardashian dhe komedianit Pete Davidson, të cilët u filmuan duke u kapur për dore, bënë që njerëzit të komentonin një romancë të mundshme mes tyre, por burime të brendshme thonë se ata janë “thjesht miq”.

Dyshja u fotografua në një slitë në një park në Kalifornia, raportoi People Magazine. Motra e Kim, Kourtney Kardashian dhe i fejuari i saj Travis Barker u panë gjithashtu duke bërtitur në slitë.

Davidson, 27 vjeç, e njeh familjen përmes mikut të përbashkët Machine Gun Kelly, i cili është shok me Barker, tha një burim i brendshëm për People.

“Ata kanë miq të përbashkët, kështu që do të jenë së bashku herë pas here,” tha burimi. “Janë thjesht miq që shoqërohen me njëri-tjetrin.”

Kim është në mes të divorcit me Kanye West. Javën e kaluar, ajo tha se ende e admiron atë. “Kanye do të jetë gjithmonë personi më frymëzues për mua,” tha Kim për WSJ.