Çfarë po ndodh?/ Arbana Osmani hyn në shtëpi, banorët s’duhet të reagojnë

74

Prova e re javore i ka vendosur banorët e ‘’Big Brother Vip’’ në vështrësi.

Ata nuk duhet të reagojnë nga asnjë indikacion i jashtëm që mund t’i nxisë ata frikë, të qeshura apo habi.

Përgjatë drekës së sotme, një i ftuar special iu bashkua kësaj sfide.

Bëhet fjalë për moderatoren Arbana Osmani, e cila vizitoi qetësisht ambjentet e shtëpisë dhe banorët Vip brenda saj.

Për banorët kjo surprizë e vështirësoi edhe më shumë situatën, pasi në kuadër të provës javore ata as nuk mund të reagonin, ta përshëndesnin apo komunikonin me moderatoren.