Babai të digjet i gjallë, nëna rrëfen dhunën makabre të ushtruar ndaj 6-vjeçares!

102

Nëna e vajzës 6-vjeçare që u dhunua nga babai, rrëfeu ngjarjen e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik. Babai madje dyshohet se ka abuzuar me të.
Nëna e vajzës së mitur ka treguar në ‘News24’ për gjendjen shëndetësore të vajzës e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Nëna tha se aktualisht vajza ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike dhe fizike.

Gjendja e vajzës, si është?

Gjendja është shumë keq se asnjë shprese s’më kanë dhënë mjekët për të, ajo flet pak, ka nisur pak të ushqehet. Me të nuk flitet, shumë pak kam arritur dhe unë me fol gjendja psikologjike është shumë e rëndë, bëhet shumë agresive.

Çfarë thonë mjekët?

Ka shumë probleme nga organet e brendshme dhe s’japin asnjë lloj shpresë, s’më kanë dhënë asnjë lloj detaji, çdo vizitë bëhet pa praninë time, nuk jam unë, s’më kanë lejuar që të rri as në dhomë kur kanë bërë konsultën mjekët.

Mjekët çfarë të kanë deklaruar ty si nënë?

Ka plasaritje të mushkërisë, pankreasin, dhe një fije të zorrës të carë që është bërë ndërhyrje në të dhe asgjë më tepër.

Kush ka qenë pranë familjes tuaj nga dita e premte?

Policia, që më kanë marrë deklarata vazhdimisht, shërbimi social që më ka sjellë ca ndihma për vajzën financiare dhe psikologia e spitalit që është marrë me vajzën, një oficere që se di ta ndaj se një herë më thotë oficere një herë psikologe.

Psikologia e spitalit më ka thënë se është shumë e tronditur ka nevojë për ndërhyrje shumë të gjatë, do të flejë gjumë kur unë e pyes dhe nuk shprehet as me mua.

Dita e premte, si e mësuat ngjarjen?

Isha në punë, më mori në telefon më tha që është helmuar vajza, ai nuk ndenji me vajzën që ishte sëmurë por erdhi që të më dilte para mua, e gjeta vajzën te divani në kuzhinë, e pyeta çfare ke?

“Mami kam vjellë shumë” tha,

E mora në krahë, nuk e kam parë për shenja dhune se nuk më shkonte mendja, shkova në spitalin e Kamzës, bëmë një serum e kur e vizitoi doktori pa ca shenja të zeza në bark por mendoi se i ka shkaktuar ndonjë reaksion e më nisi te pediatria e “Nënë Terezës”.

Kur shkuam atje bëri vizitën se pa krahët e duart, kur e pa nga mesi e poshtë, ra pa ndjenja vajza, ai më tha vetëm e kam kafshuar. I bëmë analizat, kur erdhi përgjigja më tha doktoresha që rruazat e bardha i ka shumë të larta do i bëjmë eko urgjent. Aty dyshuan që kishte gjakderdhje në trup aty desh më kanë rënë të fikët, më ka kapur nga dora e kam larguar e pashë në sy dhe më tha të njëjtën gjë që vetëm e kishte kafshuar.

Pastaj më thanë do e shtrojmë vajzën se është shumë rëndë, i thashë çfarë të jetë më e mira për vajzën. Vajza thashë ka të nxira gjithë trupin tani sa e kuptova dhe unë se nuk isha në dijeni pastaj i bënë foto dhe s’më kanë treguar asgjë tjetër, vetëm kur erdhi policia. Më tha pse ma prure policinë, i thashë nuk di gjë më lër të merrem me vajzën se është shumë rëndë. Tek Trauma i bënë skaner dhe më thanë që është dhunuar dhe gjendja e saj është kritike për jetën.

Operacioni ka zgjatur 6 orë. Pasi doli vajza më thanë që vajza është dhunuar, e dyshohet dhe për dhunë tjetër, kur më thanë kështu mjekët edhe unë e kam besuar atë gjë, por do ia lej mjekut ligjor në dorë që ta vërtetojë, se unë e kam parë vajzën nuk e ka ato shenjat që kuptoj unë por cdo gjë do ia le mjekut në dorë.

Foton kush e ka bërë?

Unë, pasi i tregova doktoreshës që është e nxirë dhe nga pjesët e trupit, ai më thoshte hë se vetëm e kam kafshuar asnjë gjë nuk ka.

Si ka reaguar vajza kur të pa ty?

Më tha mami kam vjellë dhe asgjë më tepër nuk më ka treguar gjë. Me reagimin e vajzës nuk pashë asgjë, nuk fliste dot, nuk duronte ta prekje sidomos në pjesët e trupit.

Në video jam munduar ta pyes, më ka treguar më tha që më kanë rrahur, më ka kërcënuar prandaj s’të kam treguar.

E ke justifikuar?

Jo, nuk e mbroj.

Çfarë mendimi ke për ngjarjen si nënë?

Jo vetëm të dënohet por të digjet mes njerëzve që ta kuptojnë të gjithë burrat që kanë fëmijë, të gjithë baballarët, se çfarë ka bërë ai e mos veprohet më me fëmijët e tjerë./dritare.net