Përdhunoi të miturën në Kamzë, Abaz Doga dënohet me 12 vjet burg

71

Abaz Doga roja i shkollës në Babrru që përdhunoi një të mitur, është dënuar me 12 vjet burgim. 65-vjeçari kishte abuzuar seksualisht me dhunë me një 15-vjeçare dhe pas abuzimit i kishte bërë video intime. Këto video ua kishte dhënë tre shtetasve, K.P., 20 vjeç, R.O., 16 vjeç dhe F. B., 15 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën kërcënimin e publikimit të videos, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën.

Vendimet e gjykatës

Abaz Doga është dënuar me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim

I mituri K.P, me 7 (shtatë) vjet burgim.

I pandehuri R.O, dënim me 3 (tre) vjet e 8 (tetë) muaj burgim, dënimi do të shndërrohet në shërbim prove me kusht që të mos kryhet asnjë vepër penale për 4 vite.

I pandehur F.B, dënim me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim. dënimi do të shndërrohet në shërbim prove me kusht që të mos kryhet asnjë vepër penale për 4 vite.