Sipas traditës, nëse hedh një monedhë në shatërvanin historik në Romë është e garantuar që do të ktheheni në Qytetin e Përjetshëm. Shumë vizitorë, hedhin monedhën në monumentin shekullor dhe mendojnë një dëshirë. Të njëjtën gjë, bënë sot edhe liderët botërore. Por sigurisht që dëshirat nuk mund t’i zbulohen askujt derisa të realizohen. Kështu që kush e di, se çfarë mendoi kryeministri britanik Boris Johnson, presidenti francez Emmanuel Macron, apo kancelarja gjermane në largim Angela Merkel.
Tradita thotë gjithashtu se monedhat duhet të hidhen me dorën e djathtë. Udhëzime që i ndoqën të gjithë, përveç njërit prej delegatëve të G20-ës. Draghi ishte i vetmi që nuk hodhi një monedhë në shatërvan, ndoshta sepse nuk i duhet ky zakon, që ta ketë të garantuar kthimin në Romë. Rreth një milion euro (1.35 milion dollarë) monedha hidhen në shatërvan nga turistët çdo vit. Të gjitha paratë shkojnë për një shoqatë bamirësie që ndihmon personat në nevojë në qytet