Studimi: Çiftet e të njëjtit S€ks rritin fëmijë më të lumtur

107

Këtë maj, Kosta Rika u bë vendi i parë i Amerikës Qendrore që legalizoi martesat brenda të njëjtit seks. Sot, janë 28 vende në botë ku njerëzit lejohen të martohen dhe të kenë fëmijë me të dashurit e tyre, pa marrë parasysh seksin.

Sipas një studimi të fundit, fëmijët kanë nevojë vetëm për dashuri dhe asgjë tjetër s’ka rëndësi. Pavarësisht se shumë besojnë se atyre u mungon një figurë mashkullore apo femërore në jetën e tyre, në të vërtetë nuk është kështu. Fëmijët e çifteve të të njëjtit seks janë fizikisht dhe mendërisht njësoj si ta që rriten me prindër me gjini të kundërt, informon dritare.net

Studimet kanë provuar se mirëqenia e një fëmije nuk varet nga orientimet seksuale të prindërve të tyre. Por ndikohet nga marrëdhëniet që ata kanë me prindërit e tyre, cilësia e prindërimit dhe mirëqenia ekonomike e një familjeje.

Një studim i vitit 2012 studioi ndryshimet e mundshme mes fëmijëve që kanë prindër të të njëjtit seks dhe atyre me seks të kundërt. 315 prindër homoseksualë të 500 fëmijëve morën pjesë në sondazh dhe u shënuan të gjitha karakteristikat e fëmijëve.

Edhe pse fëmijët e çifteve të gjinisë së njëjtë dhe të seksit të kundërt shënuan kryesisht të njëjtën gjë te të gjitha karakteristikat, fëmijët e prindërve homoseksualë patën rezultate dukshëm më të mira kur bëhej fjalë për sjelljen, shëndetin e përgjithshëm dhe kohezionin familjar.

Ajo që duhet bërë në këto çaste është heqja e stereotipave gjinore, sepse vetëm kjo është e dobishme për për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve.

Disa studime treguan se fëmijët e çifteve të të njëjtit seks përballen me stigma të ndryshme për familjet e tyre. Me sa më shumë stigma të përballet familja, aq më shumë mund të ndikojë në mirëqenien emocionale të fëmijëve. Si rezultat, fëmijët mund të përjetojnë probleme psikologjike.