Përkeqësimi i situatës së Covid në Gjermani ka sjellë një reagim të ashpër nga ana e kancelares, Angela Merkel.
Ajo ka deklaruar se do të vendosen kufizime të rrepta për personat që nuk janë vaksinuar kundër Covid.
“Do të ketë kufizime të rrepta për njerëzit e pavaksinuar”, ka thënë Merkel gjatë një takimi në të Unionit Kristian Demokratike (CDU).
Merkel nuk përjashtoi mundësinë e vendosjes së testeve ditore në vendin e punës.