Boçi ngre shqetësimin në Komisionin e Arsimit: Degët e mësuesisë po zhduken. Pas dhjetë vitesh do të kemi krizë për mësues

112

Në Komisionin e Arsimit deputeti demokrat, Luçiano Boçi është shprehur se ka mungesë financimi për degën e mësuesisë në Universitetin e Elbasanit.

Ai theksoi se arsimimi ka humbur në Elbasan, Shkodër dhe në Gjirokastër, për shkak të mungesës së paketave financiare.

 

Boçi i shtroi pyetjen ministres se Arsimit, se cilat janë paketat financiare për të shpëtuar arsimin e lartë.

“Duhen tetë vite të prodhosh një mësues. Një investim i jashtëzakonshëm. Për dhjetë vite del një mjek. Sot nuk kemi më prodhim mësuesish.

Pas dhjetë viteve kjo shoqëri do të ketë krizë mësimdhënie dhe nuk do të ketë më mësues. Merrni ekselentët, paguani për të mbrojtur degët për mësuesit e rinj. Merrni ekselentët. Shihni pagat për pedagogët sepse janë mjerane. I keni harruar studentët dhe mbështetjen financiare për ta.” tha Boçi.