Meta: Do jem përherë në krahun e gazetarëve të terrenit

165

Presidenti Ilir Meta postoi një foto nga protesta e mbrëmshme, ku të pranishëm para objektivit ishin të gjithë gazetarët e terrenit që kanë mbuluar protestat e këtyre ditëve.

Disa prej tyre madje kanë rënë viktima të dhunës policore. Pa harruar këtu se janë përballur me gazin lotsjellës.

“Respekt dhe mirënjohje të thellë për gazetarët e terrenit, operatorët dhe stafet e tyre mbështetëse!

Në këto ditë të vështira për të gjithë, keni shkëlqyer me profesionalizëm dhe kurajë, në shërbim të informimit publik dhe transparencës. Është themelore për demokracinë, që secili prej jush, të jetë në gjendje të vijojë misionin, pa u dhunuar, ndaluar, kërcënuar dhe frikësuar.

Do të jem përherë në krahun tuaj, në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së medias!” shkruan Meta.