Debatet e shumta në shtëpi/ Arbana Osmani ka një këshillë miqësore për Donaldin

47

Debatet më të shumta të ndodhura në shtëpinë e ‘’Big Brother Vip’’ kanë si protagonist Donaldin.

Këto keqkuptime janë shoqëruar shpesh herë me tonë të larta zëri dhe ofendime.

Nuk kanë qenë të paktë dhe banorët që janë shprehur të shqetësuar emocionalisht nga situaat e krijuara.

Disa prej tyre kanë pretenduar se mënyra e komunikimit të Donaldit tejkalon në bullizëm dhe në tension psikologjik.

Në këtë kuadër ka qenë moderatorja Arbana Osmani e cila i drejtoi atij një këshillë dashamirëse.

’Tonet e zërit duhet të kontrollohet, mund të komunikohet edhe pa ofendime. Duhet rrespektuar cdo person i cili në momente të caktuara ka një rol të caktuar. E di që përfshihesh emocionalisht por duhet të kontrollosh reagimet e tua, përndryshe e di se çfarë ndodh’’,- tha ajo.