E nxori në nominim për të shpëtuar Granitin, Fifi sqaron Donaldin pse e bëri vërtet këtë zgjedhje

67

Fifi u zgjodh mbrëmë e preferuara e publikut dhe si e tillë kishte një rol të rëndësishëm për nominimet e javës në “Big Brother VIP”. Nga zgjedhjet e banorëve, në nominim dolën Arditi dhe Graniti.

Por Fifi kishte të drejtën të zëvendësonte një nga të nominuarit me një banor tjetër, gjithmonë nëse kishte nevojë ta bënte diçka të tillë. Ajo zgjodhi të “shpëtonte” Granitin dhe të nxirrte në nominim Donaldin.

 

Pas përfundimit të spektaklit, këngëtarja ka biseduar me Veshajn, për t’i sqaruar arsyen pse e zgjodhi mes gjithë të tjerëve.

Pjesë nga biseda:

Fifi: Ti harron ç’ka flet. Ti kur je në nerva, e tepron. I ke thënë ‘ti je e shpifur’!

Donaldi: Jo, sjellje të shpifur. Unë as Arditit s’i kam thënë ‘je i shpifur’. Arditi është super çun. Është king. Nuk e kam për pamjen, e kam për sjelljen.

Fifi: ‘Je i shpifur si njeri’, e marr në këtë kontekst unë.

Donaldi: Të të them çfarë më ka thënë Monika? ‘Ti e ke fajin që Semi është në atë gjendje! Ti po bën lojë! Të duket normale zemra ime?!

Fifi: Jo. Kur unë u bona keq, edhe unë e kam thon që ti je tu e shfrytëzu. Kur unë u bona keq i thash ‘mos më krijoni tension’. Kur u bo Semi keq, i thojshe ‘ik, ik, ik se e bo ma keq’. Mbrapa të nesërmen the ‘pse s’ka ardh njeri me pa Semin’.

Donaldi: Nuk e rruajti njeri dhe unë e pashë.

Fifi: Unë s’e kam kërkon mrena. Semi ka Donaldin.

Donaldi: Semin s’e ka ruajtur, sa e ka ruajtur për ty. (Graniti) I kam parë të gjitha reagimet. I kam parë të gjithë njerëzit që qeshin. Ne nuk po bëjmë garë këtu, unë po flas për situatën time. Unë jam bërë me nerva për situatën kur një njeri më thotë mos fol, kur unë bëj shaka. Është tendencioze dhe pikë.

Fifi: E di ku je gabim ti? Kur e din që ke pas një debat me këtë njeriun, duhesh me u ik muhabeteve. Jo me ik ti, por muhabetet, debatet, përplasjet. Ti e ke humorin me ironi. Iliri është akoma i prekur prej situatës së parë që ka ndodh mes jush një natë përpara. Ndërkohë shakaja jote është shaka mbi shaka. Po ky tjetri e merr me ironi.

Donaldi: Unë i sqaroj që nuk është… ai vazhdon.. Ça t’i them? T’i lutem? T’i ulem në gjunjë?

Fifi: Është 22 vjet më i madh se ti.

Donaldi: Edhe?

Fifi: Merre veç!

Donaldi: Nuk ka të drejtë!

Fifi: Ai tha veç ‘mos e zgjat’.