Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet.
Mësohet se dy shoferë furgonash që transportojnë nxënës, janë përfshirë në një sherr për bllokimin e rrugës.
Konflikti verbal ka degjeneruar në përdorimin e thikës. Për pasojë është lënduar njëri prej shoferëve, i cili ndodhet në spital.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me ngjarjen