Pse në ditët e sotme nuk po lexohet? Çfarë po ndodh me ne?

110

Një nga gjërat që po bie më tepër në sy kohët e fundit, është shkëputja nga libri. Për këtë gjë mund tëpyesësh librashitësit dhe të konfirmojnë rëniet e shitjeve, por edhe vetë të njohurit nëse janë duke lexuar diçka për momentin apo jo (me shumë mundësi përgjigjia do të jetë negative). Por çfarë ka ndodhur me ne? Pse ka ardhur ky ndryshim radikal me kalimin e viteve?

“Jemi të zënë në rutinën e tyre tëpërditshme”. Ky ndoshta mund të jetëjustifikimi më i shpeshtë i përdorur, kur i pyesni se pse nuk lexojnë. Të gjithë jemi të zënë, ama secili nga ne e gjen 30 minuta kohëpër të shfletuar një roman. Në momentin që pijmë kafe, në rastet kur dalim vetëm, mund ta shoqërojmëatë kafe me një libër nëduar. Por nuk ka se si të ndodhë diçka e tillë, kur vendin e librit e kanëzënëthashethemet në facebook, instagram apo whatsapp.

Teknologjia po na tjetërson. Sado tëlexosh online (që edhe ky më duket njëtjetër justifikim, pasi shumëpak romane mund të gjesh online), asgjë nuk ta jep kënaqësinë e shfletimit të një libri, tëndjesh aromën e faqeve të një romani, sidomos të atyre të vjetërve, klasikëve.

Ne ia kemi harruar vlerën librit, ndaj edhe përreth kemi kaq shumë persona që nuk dinë të shkruajnë shqip nëmënyrë të saktë. Nuk po diskutojmë tani analiza fjalish apo fjalësh në sintaksë e morfologji, por tëshkruajnë. Ështërealisht minimumi. Të shkojë një individ 18 vjeç dhe të dorëzojë një tezë mature ku nëese fjalën “diell” e shkruan “diedh”, është turp. Më shumë keq mëvjen pikërisht për të rinjtë, pasi mëtërriturit sado i kanë krijuar disa baza tëforta fjalori dhe drejtshkrimi.

Për të mos folur pastaj për të folurin nëpublik, në një ambient me të panjohur. Mezi flasin jo për arsye tënatyrës introverte, pasi në shoqëri shpërthejnë, por sepse nuk dinë të artikulohen, nuk dinë si t’i formulojnë idetë dhe tëshpalosin tek të tjerët vërtet të menduar logjik.

Ne kemi detyrë morale si qytetarë që tëpaktën brezin e ri ta nxisim të lexojëpara se vërtet të jetë shumëvonë, para se vetë ne t’i vuajmë pasojat e njëgabimi kaq të madh që po bëjmë. Ne duhet t’i bindim tërinjtë se libri ështërealisht thesar, se ai dhe vetëm ai mund t’i aftësojë në të shkruar dhe në të folur. E ardhmja sa vjen dhe bëhet më e vështirë, askush s’ka nevojë për persona të aftë profesionalisht. Nëse dikush nuk di të flasë në intervistë pune, e dimë tashmë se atë vend pune e ka tëhumbur, sado i shkëlqyer të jetë për atëpozicion.

Rrjetet sociale, kafet në lokal, lojërat nëplay station etj. janë të gjitha sekondare kur krahasohen me atë qërealisht të pret në të ardhmen. Investimi duhet bërë mbi libra që edhe përfitimi të jetë maksimal.

Pavarësisht shkakut, teknologjisë, apo neglizhencës sonë, na pret një detyrë e vështirë për ta kthyer këtëbrez nëbinarët e duhur dhe kam shpresën se mund t’ia arrijmë…/Bota.al